Ekspozita për masakrat në Kosovë- Njësiti i krimeve të rënda me urdhër të Prokurorisë Speciale hyjnë në banesën e Shkëlzen Gashit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bastisur banesën e Shkelzen Gashit, autorit të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Kjo ekspozitë ishte me përplot gabime, të cilat edhe janë komplet jashtë të dhënave zyrtare për këto masakra. Në lidhje me këtë ka njoftuar Rron Gjinovci, i cili ka thënë se njësiti i Drejtorisë së Krimeve…

Lajme

30/03/2026 16:14

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bastisur banesën e Shkelzen Gashit, autorit të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Kjo ekspozitë ishte me përplot gabime, të cilat edhe janë komplet jashtë të dhënave zyrtare për këto masakra.

Në lidhje me këtë ka njoftuar Rron Gjinovci, i cili ka thënë se njësiti i Drejtorisë së Krimeve të Rënda të Policisë ndodhen në banesën e Shkëlzen Gashit.

Në dokumentin që ka publikuar Gjinovci, që është autorizim nga Prokuroria Speciale, thuhet se Prokuroria Speciale ka hapur rast penal ndaj të dyshuarit Shkëlzen Gashi, i cili me veprimet e tij publike dyshohet se ka shkaktuar përçarje dhe mos-durim mes qytetarëve tanë, dhe duke dëmtuar dhe ndryshuar të vërtetën e luftës çlirimtare në Kosovë e që konsiderohet se me këto veprime i dyshuari ka përmbushur elementet e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141 i KPK-së.

Ky autorizim është nënshkruar nga Prokurori i Shtetit, Bekim Kodraliu. /Lajmi.net/

Autorizimi i plotë: