Ekspozita për masakrat, Kurti: Ato duhet që doemos të korrigjohen e të përmirësohen, duhet rikthyer një ekspozitë e saktë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është pyetur në lidhje me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila u raportua se paraqiti shtrembërim të fakteve historike të vendit tonë. Kurti deklaroi se sa i përket ekspozitës, tani e kuptoi se ajo është larguar nga aty dhe se në këtë ekspozitë pati shumë masakra që s’janë përfshirë…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është pyetur në lidhje me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila u raportua se paraqiti shtrembërim të fakteve historike të vendit tonë.
Kurti deklaroi se sa i përket ekspozitës, tani e kuptoi se ajo është larguar nga aty dhe se në këtë ekspozitë pati shumë masakra që s’janë përfshirë por kishte edhe të tilla që anë pasur gabime në tekst.
“Ato duhet që doemos të korrigjohen e të përmirësohen.E vërteta për ne dhe krimet e kryera në Kosovë duhet ekspozuar sa më shumë jo vetëm para botës, por edhe par anesh në veçanti për brezat që do të vijnë.Ju e dini se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë tek ne, ose kanë qenë fëmijë në kohën e luftës dhe s’e mbajnë mend qartë e s’kanë pasur si ta kuptojnë atëherë se çfarë po ndodhë në anën tjetër jemi shumë të ri e të reja që kanë lindur pas luftës është e rëndësishme për aspektin ndërkombëtarë sepse duam që bota të mos harrojë se çmimi i lirisë dhe i pavarësisë ishte shumë i lartë, e në veçanti në popullsinë civile”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai tha se “Një ekspozitë e drejtë, e saktë dhe e plotë e mbi të gjitha e vërtetë besoj se duhet të rikthehet sa më parë. Madje një datë optimale do të mund të ishte qershori, përkatësisht koha kur shënojmë përvjetorin e 27-të të çlirimit të Kosovës, e të mos jetë veç në Prishtinë por në të gjithë komunat e Kosovës sepse vështirë është të gjendet një komunë ku s’ka pasur vrasje e masakra”./Lajmi.net/