Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësuese, problemi real janë raportet politike
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar raportimin e gazetës gjermane “Bild” se Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Sipas tij, shqetësimi kryesor nuk duhet të jetë largimi i ushtarëve amerikanë nga Bondsteeli, por raportet politike mes Kosovës dhe SHBA-së. “Gazeta ‘Bild” është një gazetë prestigjioze dhe sigurisht…

Lajme
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar raportimin e gazetës gjermane “Bild” se Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.
Sipas tij, shqetësimi kryesor nuk duhet të jetë largimi i ushtarëve amerikanë nga Bondsteeli, por raportet politike mes Kosovës dhe SHBA-së.
Ai ka theksuar se Kosova është nën sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe se qeveria nuk ka arritur ta finalizojë procesin me Serbinë në administratën Biden.
“Por ajo që e dimë se ne jemi në sanksione që katër vjet nga BE-ja dhe nga SHBA-ja. Kjo është shqetësuese. Kjo qeveri nuk ka arritur që ta finalizojë procesin me Serbinë në administratën Biden. Është mënjanuar edhe ajo letra e fundit e Biden para se të linte presidencën. U pa që është shkruar për zgjedhjen e problemit, gjatë katër vjetëve njohja reciproke është mënjanuar nga fjalori politik edhe i BE-se edhe nga SHBA-ja. Mendoj se nuk qëndrojmë mirë, në raport me ta”, ka deklaruar Kajtazi.