Eksperti i sigurisë krahason helmimin e sotëm me ato të paraluftës që bënte Serbia

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia, është ndërprerë sot për shkak të kutërbimit të zarfeve.

Lajme

13/10/2019 16:04

Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi përmes një postimi në Facebook ka treguar për helmet që përdorë Serbia për këto raste.

“Serbia posedon kapacitete të dijes dhe kapacitete materiale për prodhimin e armëve kimike dhe agjensve biologjik”, ka shkruar Kajzati në Facebook.

Kajtazi e ka krahasuar helmimin e sotëm me helmimet e paraluftës që bënte Serbia në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Helmimi i zyrtarëve te KQZ gjate numërimit te votave pas hapjes se zarfave te ardhur nga Serbia është pjese e aktiviteteve subverzive qe aparati shtetëror i Serbisë zhvillon ne drejtim te Kosovës.

Këto aktivitete janë te vazhdueshme qe nga helmimi i nxënësve neper shkollat e Kosovës ne fillim te viteve te nëntëdhjeta.

Serbia posedon kapacitete te dijes dhe kapacitete materiale për prodhimin e armeve kimike dhe agjensve biologjik.

Në vitet e tetëdhjeta SDB, ne Institutin e Sigurisë që ndodhet në Zemun kishte zhvilluar programe të prodhimit të armatimit special i cili ishte përdorur nga operativet e këtij shërbimi ne aksionet terroriste në vendet perëndimore, ne drejtim te emigracionit politik shqiptar dhe kroat. Nga mjetet e përdorura ne këto aksione ishin kanaçet e Coca Coles, ne te cilat ishte e kamufluar masa e eksplozivit plastik me ndezës me kronometër, si dhe masa përzierje e napalmit e kamufluar ne paketime cigaresh dhe ne kanaçe me te cilat janë djegur bizneset e emigracionit kroat.

Një nga mjetet kimike te përdorura nga SDB ne vitet e tetëdhjeta është edhe “Tableta kundërmuese” e cila është hedhur ne panairin Ndërkombëtar te Librit ne Frankfurt, me qellim te sabotimit te këtij eventi kulturor për shkak te hapësirës qe ky panair i kishte ofruar shtëpive botuese te Emigracionit Politik Kroat. /Lajmi.net/