Eksperti gjerman i Kurtit rikthehet në KEK

Kompania gjermane “GE Power AG” e cila ka bërë riparimin e turbinës në Termocentralin B2, do të rikthehet përsëri në Korporatën Energjike të Kosovës.

Lajme

07/02/2022 17:40

Kontrata në mes KEK-ut dhe kompanisë gjermane “GE Power AG” për mirëmbajtjen e turbinës që ishte personifikuar si kontrata me “ekspertin gjermanin të Kurtit”, inxhinier i cili kishte asistuar në riparimin e turbinës në bllokun B2, tashmë është përmbyllur.

KEK-u do të nënshkruaj një kontratë të re me “GE Power AG” për “Mbështetje në mirëmbajte të DCS-it në TC B për vitin 2022”. Sikurse të gjitha kontrata që i ka fituar me negocim kjo kompani, pa u lejuar konkurrencë, edhe këtë herë procedura e prokurimit është realizuar me negocim, shkruan lajmi.net.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 693 mijë e 560 euro, dhe inxhinieri i kompanisë gjermane do të jetë në Kosovë një vit për të mbështetur ekspertët e KEK-ut për riparimin e DCS-it në TC B.

Prokurimi i KEK-ut e ka rekomanduar për kontratë kompaninë “Ge Steam” në fund të dhjetorit të vitit 2021, ndërsa kontrata do të nënshkruhet nesër.

Po nëpërmjet procedurave të negociuara, KEK-u po me këtë kompani do të lidh nesër edhe një kontratë në vlerë prej 60 mijë euro për “Furnizim me module furnizuese për DCS për nevoja e TC Kosova B”.

Të dy kontratat janë të lidhura në mes vete. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

https://lajmi.net/eksperti-gjerman-i-kurtit-kishte-intervenuar-edhe-para-dy-vitesh-ne-kek/?fbclid=IwAR0clunFaXGE3ylbDVWf36xCWBs9PqgAif4fn2FkQfp4O9w7O5mm4C9Fttw