Ekspertët zbulojnë të mira dhe të këqijat e masave mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale

16:55 | 22 Gusht 2019

Me frikën se prezervativët do të ndahen dhe që pilulat do të shkaktojnë sëmundjen e gjiit, nuk ëshë befasuese se shume gra frikësohen apo edhe i kap panikë se çfarë kontraceptiv të përdorin.

Ekspertët seksual, kanë zbuluar të mirat dhe të këqijat e metodave më të njohura të planifikim familjar.

Më poshtë i gjeni anët pozitive dhe negative të këtyre masave mbrojtëse që përdoren gjatë marrëdhënieve seksuale, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Pilula

Kur përdoret në mënyrë perfekte si kontraceptiv i kombinuar, pilula e vetme e progesteronit është 99% efektive. Kjo do të thotë se vetëm 1 në 100 gra të cilat përdorin pilula do të mbetet shtatzënë.

Por, ekspertët paralajmërojnë se shumica e grave nuk e marrin pilulën siç duhet, për shkak jetës dinamike dhe për këtë arsye efekti i saj bie poshtë.

Prezervativët

Për dallim nga pilula, prezervativët, nuk e rrisin rrezikun e sëmundjeve të asnjë grua.

Prezervativët nuk vijnë me efekte anësore dhe i mbrojnë njerëzit nga IST (sëmundje transmetuese) që është një avantazh i madh. Po ashtu, prezervativët janë efektiv në mbrojtjen kundër shtatzënisë, me 98% të efikasitetit, kur përdoret si duhet.

Por ekspertët paralajmërojnë se nuk përdoret si duhet, efekti i tij bie menjëherë.

Spiralja

Edhe pse zakonisht njihet si spirale, shumica e paisjeve intrauterine janë në formë të shkronjës T.

Ato mund të ndahen në IUD- spirale, e cila krijon një mjedis jo të përshtatshëm për spermën dhe IUS, i cili lëshon progesteronin. Kur këto spirale futen në mënyrë të rregullt, të dy format janë 99% efektive.

Këto dy forma mund të zgjasin nga dy deri në 10 vjet dhe mund të hiqen kur do.

Mirëpo shumica e grave mund të ndejnë pa rehati kur futin spirale dhe nuk munden ta mbajnë për më shumë se 2 vjet. /Lajmi.net/