Ekspertët publikojnë çmimin e 26 lojtarëve më të mirë të botës (Foto)

Disa ekspertë kanë analizuar mirë aftësitë e 26 lojtarëve më të mirë në botë, dhe kanë publikuar vlerën e tyre në tregun e transferimeve të lojtarëve.

Sport

06/01/2015 14:52

Sipas ekspertëve në fjalë, Lionel Messi është lojtari më i shtrenjtë për momentin, pasi vlera e tij në tregun e transferimeve të lojtarëve është plotë 220 milionë euro.

Në vendin e dytë është Cristiano Ronaldo i cili kushton 133 milionë euro, i ndjekur nga Hazard që është në vendin e tretë, vlera e të cilit është hiç më pak se 99 milionë euro.

Që nga kalimi te Chelsea, çmimi i Diego Costat dhe Cesc Fabregas është rritur me të madhe, ashtu sikurse edhe kalimi i Sanchezit te Arsenali.

Vlera e lojtarëve të Barcelonës, si Neymari dhe Luis Suarez ka rënë mjaft shumë, pasi nuk janë duke kaluar në formë të mirë te skuadra nga Camp Nou.

Foto