Ekspertët japin arsyet pse duhet të shikoni filma me festat e fundvitit

Filma me përmbajtje të festave të fundvitit na bëjnë më të lumtur.

Fun

08/11/2019 14:18

Filmat me përmbajtje festive, e sidomos ata me festat e fundvitit ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Këta filma janë pashmangshëm kur jemi në fund të vitit, vazhdimisht e ndjejmë nevojën për t’i shikuar këta filma, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Ekspertët kanë deklaruar se këta filma na bëjnë më të lumtur, na kthejnë prapa në kohë duke i kujtuar kohët e lumtura që kemi shpenzuar me familje dhe shoqëri, duke ju bërë të ndjeheni një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Po ashtu, filma të tillë ndihmojnë në zhdukjen e ankthit dhe nivelin e stresit. Filma e Krishtlindjeve, kryesisht me festat e fundvitit përgjithësisht gjithmonë përcjellin një mesazh pozitiv, dhe sipas psikologëve këta filma lirojnë tek ne dopaminën (hormonin e lumturisë) dhe një ndjenjë të mirë dhe rehatisë.

Nëse edhe ju jeni në një disponim ku e ndjeni të nevojshëm për të shikuar një film me festa të fundvitit, atëherë ne do ua bëjmë zgjidhjen më të lehtë.

Më poshtë gjeni disa filma ku edhe ekspertët i kanë analizuar dhe janë ndër ata filma që konsiderohen si më të mirët për t’i shikuar në këtë kohë./Lajmi.net/

  • Nakatomi Plaza
  • North Pole
  •  Elf 
  • Turbo Man
  • It’s a Wonderful Life
  • Home Alone 2
  • The Holiday
  • Arthur Christmas