Ekspertet e sigurisë: Kosova partner i besueshëm i ShBA-së

Fshati Bobaj i Bokës në Gjakovë është nikoqir i një prej ushtrimeve më të mëdha që organizohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Defender Europe 25” Forca e Sigurisë së Kosovës po përfaqësohet me rreth një mijë ushtarë, në ushtrimin ku marrin pjesë rreth 25 mijë ushtarë nga 29 shtete të botës. Ushtrimet…

Lajme

08/06/2025 14:48

Fshati Bobaj i Bokës në Gjakovë është nikoqir i një prej ushtrimeve më të mëdha që organizohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Defender Europe 25”

Forca e Sigurisë së Kosovës po përfaqësohet me rreth një mijë ushtarë, në ushtrimin ku marrin pjesë rreth 25 mijë ushtarë nga 29 shtete të botës.

Ushtrimet taktike në gjuajtje, si dhe operacionet për ballafaqim me agresorin, janë vetëm disa nga stërvitjet që realizohen në kuadër të “Defender 25”.

Profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku thotë se kjo stërvitje e përbashkët me shtetet aleate të Kosovës, përfshirë Shqipërinë, tregon gatishmërminë e plotë për tu ballafaquar me çfaërdo situate të mundshme.

“Në aspektin ushtarak kjo rezulton të jetë një partner i besueshëm Kosova dhe FSK-ja, për të koordinuar aktivitetet në të stërviturit e lartë ushtarak, në aspektin operativo ushtarak, për të qenë në gatishmëri të plotë në rast të ndonjë situate të mundshme për tu ballafaquar me cfardo qoftë dhe me këdo qoftë që mund të paraqitën si agresor. Pra, kjo tregon se Kosova gëzon mëtutje mbështetjen e SHBA-së”, tha Çollaku.

E për ekspertin e sigurisë nga Shqipëria, Fatjon Softa, jo rastësisht Kosova dhe Shqipëria janë përzgjedhur si shtete në të cilat po mbahen këto ushtrime.

“Qëllimi i kësaj force është harmonizimi i fuqisë ushtarake për një reagim të shpejtë duke pasur në fokus nen 5 të NATO-s që krijon një atë që quhet “ Mbrojtje Kolektive” dhe kjo ndodh jo vetëm për Ballkanin Perëndimor për çka është e rëndësishme për çfarë ata janë përqendruar për mundësinë që mund të ketë konflikte për një luftë të mundshme” Kjo ka një sasi të madhe ushtarësh të angazhuar ka rreth 12 mijë trupa, 4 mijë i takojnë amerikanëve”, tha Softa.

E në “Defender Europe 25”, profesori Çollaku tregon se realizohen një sërë ushtrimesh.

“ Stërvitjet e këtij niveli janë testim gjithëpërfshirës jo vetëm në aspektin e ngushtë ushtarak por edhe në aspektin e operimit dhe në aspektin e të punuarit në ekip”.

“Defender Europe 2025” pritet të përfundojë më 9 qershor./teve1