Ekspertët bëjnë thirrje, “Maska e ndalon shpërndarjen e Covid-19”

Shumë teori të pavërteta se maska nuk do të iu mbrojë nga Covid-19 po qarkullojnë, dhe ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është e vërtetë.

Fun

20/01/2021 10:11

Përdorimi i maskës është mënyrë efektive për të parandaluar shpërndarjen e virusit Covid-19, një studim e ka vërtetuar edhe një herë këtë fakt, shkruan lajmi.net.

Shkencëtarët nga SHBA kanë gjetur se një 10% ngritje në përdorimin e maskave siç duhet, ka ndikuar që mundësitë e infektimit të ulen tre fish.

Me këtë mënyrë, numri R do të ulet nën 1. Në këtë rast do të thotë se nëse numri R bie nën 1, pandemia është duke u zvogëluar.

Mirëpo, ata paralajmërojnë se edhe pse maska e kontrollon Covid-19, ajo nuk është zëvendësim për të gjitha masat, dhe se distanca akoma duhet të ruhet.

Ekspertët thanë se zbulimi i tyre sugjeron se komunitetet që po mbajnë maska gjatë gjithë kohës dhe po respektojnë masat e distancës sociale, janë duke raportuar raste më të pakta të infektimit.

Rreth 84.6% e personave kanë thënë se në dyqane mbajnë maskë, dhe përqindja më e madhe e personave që po respektojnë masat janë personat mbi moshën 65 vjeçare. /Lajmi.net/