Ekspertë të huaj për demarkacionin me Serbinë (Video)
Kosova, tashmë ka përvojë në përcaktimin e kufijve me shtetet fqinje. Kështu vlerëson ministrja për Dialog Edita Tahiri, pavarësisht faktit se vendi ynë e ka të përcaktuar kufirin vetëm me Maqedoni, për sa kohë që procesi i shënjimit të kufirit me Malin e Zi ka mbetur i papërmbyllur.

Lajme
Demarkacioni me Malin e Zi u konsiderua në dëm të Kosovës si nga opozita ashtu edhe nga ekspertë vendor, por ekspertiza e shfrytëzuar për këtë demarkim mund të merret parasysh edhe gjatë përcaktimit të kufirit me Serbinë, transmeton gazetatribuna.
Madje Tahiri, nuk hedh poshtë që të konsultohen edhe ekspertë ndërkombëtarë duke u shprehur e bindur se vendi është i përgatitur për këtë proces.
