Ekskluzive: Presidentja Osmani takon Memli Krasniqin – momentalisht në takim me Lumir Abdixhikun
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar takimet me partitë e ish-opozitës pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje të Glauk Konjufcës për kryeministër. Siç mëson lajmi.net përmes burimeve, Osmani gjatë ditës e ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Kurse, tash mësohet, se ajo është në takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Deri më tani,…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar takimet me partitë e ish-opozitës pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje të Glauk Konjufcës për kryeministër.
Siç mëson lajmi.net përmes burimeve, Osmani gjatë ditës e ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Kurse, tash mësohet, se ajo është në takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Deri më tani, të gjitha partitë janë shprehur kundër Konjufcës për kryeministër./lajmi.net/