Ekskluzive: Enver Sekiraqa do të kthehet në burg

Pas lirimit të Enver Sekiraqës, i akuzuari për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, ka pasur reagime të shumta, mirëpo ai do të kryej dënimin.

Lajme

20/10/2017 22:55

Burime të lajmi.net brenda Ministrisë së Drejtësisë, bëjnë të ditur se Gjykata e Apelit ka vendosur që Enver Sekiraqa të kthehet në burg për të vuajtur dënimin.

Kujtojmë, Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet. /Lajmi.net/