Ekskluzive: Detaje nga projekti i ri i Mozzik, ‘Xhelozia’ hit i kësaj vere (Foto)
Edhe reperi Mozzik këta muaj të nxehtë veror i ka pasur shumë të ngarkuar me punë.

ShowBiz
”Kuks” ishte projekti i tij i fundit muzikor i publikuar para pak muajsh por jo edhe i fundit sa i përket kësaj sezone të nxehtë, shkruan lajmi.net
Mozzik po vjen me një projekt tjetër muzikor me titull ‘Xhelozia’ për tekstin e së cilës është kujdesur vetë reperi.
Ekskluzivisht për lajmi.net menaxheri i tij ka treguar se kënga vjen e realizuar me klip ndërsa skenat janë xhiruar në Therandë (ish Suharekë) ndërsa për videon detajisht janë kujdesur Filmnation.
Sa i përket muzikës dhe aranzhmanit si zakonisht janë marrë Zapp & Criss, e kënga e cila premton të jetë apsolutisht hit i kësaj vere mendohet të publikohet nesër (e martë ) pas dite por ka gjasë që edhe mbasnesër (e mërkurë)./Lajmi.net/