Ekskluzive: Daku u pajis me pasaportën shqiptare, Armand Duka tregon nëse e kanë ftuar te Shqipëria

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është deklaruar për lajmi.net rreth raportimeve të fundit se sulmuesi Mirlind Daku mund t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë. Pajisja me pasaportën shqiptare të sulmuesit Mirlind Daku ngjalli edhe më shumë debatet për të ardhmen e tij te Kombëtarja kuqezi. Sulmuesi nga Gjilani shprehu pakënaqësinë e tij për…

Sport

27/06/2023 12:54

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është deklaruar për lajmi.net rreth raportimeve të fundit se sulmuesi Mirlind Daku mund t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë.

Pajisja me pasaportën shqiptare të sulmuesit Mirlind Daku ngjalli edhe më shumë debatet për të ardhmen e tij te Kombëtarja kuqezi.

Sulmuesi nga Gjilani shprehu pakënaqësinë e tij për mos ftesën nga Kombëtarja e Kosovës, duke lënë të kuptohet se të ardhmen mund ta zgjedh Kombëtaren shqiptare për të përfaqësuar.

I pari i shtëpisë së futbollit shqiptar, Armand Duka tha se ai nuk e di se kë e fton përzgjedhësi Sylvinho në grumbullimin e muajit shtator, në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

Unë nuk e di se kë e fton trajneri Sylvinho te Shqipëria në grumbullimin e muajit shtator” – deklaroi Duka të martën për lajmi.net.

Në pyetjen se a është Daku në bisedime me Federatën Shqiptare të Futbollit, Duka u përgjigj shkurtimisht.

Jo, unë nuk jam në bisedime me sulmuesin Mirlind Daku”, potencoi ai.

Pak ditë më parë, Mirlind Daku është pajisur me pasaportën e Shqipërisë e cila ia mundëson kalimin te Kombëtarja kuqezi.

Daku edicionin e fundit ishte në huazim te ekipi slloven, Mura me të cilën shkëlqeu me gola dhe asistime./Lajmi.net/