Ekrem Hyseni publikon emrat e kandidatëve për asamble në Podujevë: Listë e përfaqësimit të dinjitetshëm
Kandidati i LDK’së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka publikuar listën e kandidatëve për kuvendin komunal atje. Ai ka thënë se kjo listë është gjithëpërfshirëse ku ka profesionistë të ndryshëm. “Jam mëse i nderuar që para jush të paraqes kandidatët për Asamble Komunale, që do jenë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në…

Lajme
Kandidati i LDK’së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka publikuar listën e kandidatëve për kuvendin komunal atje.
Ai ka thënë se kjo listë është gjithëpërfshirëse ku ka profesionistë të ndryshëm.
“Jam mëse i nderuar që para jush të paraqes kandidatët për Asamble Komunale, që do jenë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 12 tetorit. Kjo listë është gjithpërfshirëse, profesionistë të ndryshëm, të cilët e kanë dëshmuar veten secila e secili në fushën e vet. Është lista e përfaqësimit të dinjitetshëm! Është lista e fitores! Është lista që buron drejtpërdrejt nga kërkesat dhe vullneti i qytetarëve të Podujevës, veprimtarëve e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës! Janë njerëzit Tuaj! Janë për Ju! Janë zëri i Juaj! Prandaj, kërkoj prej secilit qytetar të Podujevës, që në zgjedhjet e 12 tetorit, të përkrahin secilin kandidat, secilin emër që e keni në këtë listë, sepse secili prej tyre meriton mbështetje, meriton besim, e secili prej tyre do jetë në shërbim vetëm e vetëm të interesit qytetar.”