Ekipi i Forenzikës dhe prokurorja e rastit në vendin e ngjarjes tek grabitja e armatosur në Veternik
Në vendin e ngjarjes ku ndodhi sot grabitja e armatosur ka arritur prokurorja e rastit si dhe ekipi i Forenzikës. Grabitja e armatosur që ndodhi mëngjesin e sotëm tek parkingu i qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë ka shqetësuar gjithë vendin. Përpos grabitjes së armatosur aty i plagosur mbeti edhe një person, gjendja e të…

Lajme
Në vendin e ngjarjes ku ndodhi sot grabitja e armatosur ka arritur prokurorja e rastit si dhe ekipi i Forenzikës.
Grabitja e armatosur që ndodhi mëngjesin e sotëm tek parkingu i qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë ka shqetësuar gjithë vendin.
Përpos grabitjes së armatosur aty i plagosur mbeti edhe një person, gjendja e të cilit është shumë e rëndë.
E në vendin e ngjarjes forca të shtuara policore po vazhdojnë të kryejnë hetimet e nevojshme.
Tashmë aty kanë arritur edhe ekipi i forenzikës të cilët do të shohin nga afër secilin detaj të mbetur nga kryerja e veprës.
Me të kryer grabitjen, të dyshuarit kanë arritur që të arratisen nga vendi i ngjarjes./Lajmi.net/