Ekipi i ëndrrave

UEFA në mesjavë publikoi emrat e 40 futbollistëve, kandidat për ekipin më të mirë të vitit. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe e përditshmja sportive spanjolle Marca. Gazeta madrilene ka publikuar rezultatin pas 150 mijë votave të mbledhura dhe ka zbuluar formacionin më të mirë të vitit 2013, që lirisht mund të quhet ekip…

Sport

06/12/2013 10:13

UEFA në mesjavë publikoi emrat e 40 futbollistëve, kandidat për ekipin më të mirë të vitit. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Gazeta madrilene ka publikuar rezultatin pas 150 mijë votave të mbledhura dhe ka zbuluar formacionin më të mirë të vitit 2013, që lirisht mund të quhet ekip i ëndrrave. Në të gjendet vetëm një futbollist spanjoll, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos.

Por, ka shumë anëtarë nga La Liga. Thibaut Courtois zuri vendin në portë pasi ylli i Atletico Madridit mori 53 për qind të votave, më tepër se Manuel Neuer i Bayern Munichut që u ndan në 31.

Në mbrojtje gjenden Philipp Lahm, Sergio Ramos, Thiago Silva dhe David Alaba. Mesfusha është kreative dhe thjesht e jashtëzakonshme: Franck Ribery, Mesut Ozil dhe Gareth Bale.

Kurse në sulm është treshja Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo.