Ekipet emergjente edhe sot në Prevallë, vazhdon sfida për shuarjen e zjarreve

Temperaturat e larta mbi vendin tonë, por edhe në rajon dhe më gjerë kanë shkaktuar dëme të mëdha. Zjarret të cilat në shumë raste janë përhapur si shkak i temperaturave janë bërë problematike edhe në Kosovë. Prevalla është duke u përballur me shumë zjarre përgjatë ditëve të fundit. Mbrëmë është raportuar se zjarri i është…

Lajme

13/08/2024 10:37

Temperaturat e larta mbi vendin tonë, por edhe në rajon dhe më gjerë kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Zjarret të cilat në shumë raste janë përhapur si shkak i temperaturave janë bërë problematike edhe në Kosovë.

Prevalla është duke u përballur me shumë zjarre përgjatë ditëve të fundit.

Mbrëmë është raportuar se zjarri i është afruar shumë shtëpive në fshatin turistik të Kosovës.

Zjarri që po vazhdon të përhapet në këtë zonë ka alarmuar edhe banorët dhe vizitorët aty. Gjithashtu dje autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë urgjente nga KFOR-i për të ndihmuar në vendin nën kontroll të situatës.

Zjarri ka shkatërruar tashmë një sipërfaqe të madhe të pyjeve dhe është në rrezik të përhapet drejt zonave të banuara, duke kërcënuar jo vetëm pronat, por edhe jetën e njerëzve.

Forcat e zjarrfikësve dhe vullnetarët lokalë janë duke punuar pa ndalë edhe sot për të frenuar flakët.

Në Prevallë po qëndrojnë edhe sot zjarrfikësit dhe ekipet tjera emergjente, në mënyrë që situate të përmirësohet./Lajmi.net/