Ekipet e Premier Ligës në garë për Carraco
Tottenham, Aston Villa dhe Newcastle janë në garë për anësorin e Atletico Madrid, Yannick Carrasco.

Sport
Carasco është i lidhur me Atleticon deri në vitin 2024, por përkundër kësaj tri ekipe angleze kanë shfaqur interesim për të.
Sipas ‘Fichajes’ Tottenham, Aston Villa dhe Newcastle janë në garë për belgun, përcjell lajmi.net.
28 vjecari në këtë sezon ka pasur 44 paraqitje me ekipin spanjoll ku ka shënuar vetëm gjashtë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një largim të mundshëm të anësorit nga ‘Wanda Metropolitano’./Lajmi.net/