“Ejani se e vrava djalin” denoncimi i babait për rastin e sotëm në Prishtinë

 Një ngjarje tragjike ndodhi sonte rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Lajme

27/01/2021 18:38

Babai vrau djalin, në rrugën ‘Ndue Perlleshi’’, teksa me të marrë informatën policia arritën në vendin e ngjarjes.

Por burime të lajmi.net bëjnë të ditur se informacioni për vrasjen erdhi pikërisht nga i dyshuari për kryerjen e këtij akti, që është vetë babai i Albert Krasniqit.

“Ejani se e vrava djalin”, theksohet t’u ketë thënë i dyshuari policisë në thirrjen që bëri për të lajmëruar rastin.

Por jo vetëm kaq. Sipas të njëjtave burime, Albert Krasniqi prej disa ditësh ishte në kërkim të policisë, për shkak të raportimit për dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes, Besa Gashi.

Policia ishin vënë në kërkim të Krasniqit, për shkak të kësaj vepre derisa sonte ngjarja tragjike çoi rastin në një dimension tjetër.

Albert Krasniqi ishte i njohur edhe më parë për organet e rendit, pasi i njëjti kishte plagosur reperin Noizy në qendër të kryeqytetit, por që rasti ishte zgjidhu më pas me pajtimin e të dy palëve.

Nga Policia e Kosovës sonte deklaruan se tashmë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe se personi i dyshimtë është arrestuar./Lajmi.net/