“Ejani në seancë” Gërvalla me apel vetëm për deputetët e LDK-së që të mos bëhen bllokues të shtetit
Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës. Ajo me të marrë fjalën në këtë seancë që është thirrur për votimin e buxhetit u bëri thirrje deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të vijnë në Kuvend e të votojnë. Ajo përjashtoi disa nga partitë, si PDK, AAK dhe Listën Serbe…
Lajme
Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës.
Ajo me të marrë fjalën në këtë seancë që është thirrur për votimin e buxhetit u bëri thirrje deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të vijnë në Kuvend e të votojnë.
Ajo përjashtoi disa nga partitë, si PDK, AAK dhe Listën Serbe duke thënë se se ka pasur pritje tejet të ulëta për dy të parat, e asnjë pritje për të fundit.
“S’do të merre me interpretime ligjore sepse është e qartë në baza ligjore e as në interpretime se sa e dëmshme është çdo vonesë që shkaktohet , por duke pasur pritje kogja të ulëta në raport me PDK-në dhe AAK-në dhe asnjë pritje për Listën Serb.Me një apel publik deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së. Të nderuar deputet, duke e njohur pulsin, duke e njohur përkushtimin dhe duke e njohur vullnetin e votuesve të partisë suaj, më mirë ndoshta se sa ata që kanë përgjegjësi të larta në partitë e juaja, ju ftoj publikisht që si parti e ardhur nga traditë institucionaliste mos të behni bashkë me at që nuk respektojnë institucionet e bllokojnë procese, e bllokojnë buxhetin e pagat dhe bllokojnë të ardhmen e këtij vendi”,deklaroi Gërvalla, transmeton lajmi.net.
Ajo u bëri apel publik deputetëve të LDK-së, duke u thënë që të mos bëhen kontribuues të bllokimit të shtetit.
“Ju bëj apel publik sot të gjithë juve që e keni mundësinë meqenëse kjo seance s’do të mbyllet tani të vini në një orë më të vonshme, e të votoni marrëveshjet ndërkombëtare në sensin e parimet mbi të cilat është ndërtuar e zhvilluar partia juaj.Mos u bëni kontribuues të bllokimit të shtetit, sepse s’u bën nder as juve si deputet, pro as s’do ketë përkrahje tek votuesi juaj që ju e dini fort mirë se çfarë pritjesh ka nga ju.Prandaj ky apel ju drejtohet juve të nderuar deputet të LDK-së që në seancë të vini e të votoni zhbllokimin e proceseve kaq të rëndësishme”./Lajmi.net/