lajmi.net

“Eja të ndezim”, ngacmime e ironi mes Fjolla Morinës e Benita Zenës

Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, një moment me ngacmime dhe ironi mes Fjolla Morinës dhe Benita Zenës ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ngjarja ka ndodhur natën vonë, në prani të disa banorëve, ku Fjolla me tone shakaje, i është drejtuar Benitës duke i thënë: “Benita, eja, eja pak te Toney, eja në…

ShowBiz

30/12/2025 11:45

Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, një moment me ngacmime dhe ironi mes Fjolla Morinës dhe Benita Zenës ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ngjarja ka ndodhur natën vonë, në prani të disa banorëve, ku Fjolla me tone shakaje, i është drejtuar Benitës duke i thënë: “Benita, eja, eja pak te Toney, eja në mes nesh të të ndezim pak”.

Përgjigjja e Benita Zenës nuk ka vonuar, duke ia kthyer me ironi: “Unë e ndezur jam”.

Ky shkëmbim replikash u perceptua si një moment humori dhe provokimi të lehtë mes tyre.

Benita ndërkaq mori një mesazh nga e ëma se është mirë dhe ta vazhdoj lojën brenda.

E për këtë, këngëtarja theksoi se do ta ndërroj lojën e do të bëhet komplet tjetër.

E ëma i kërkoi gjithashtu distancimin nga raporti që ka krijuar me Toney.