Einxhel drekon me familjen e Dagzit

Dagz dhe Einxhel krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së "Big Brother VIP".

ShowBiz

09/05/2022 10:34

Por edhe pas përfundimit të këtij spektakli, ata vazhdojnë të marrin vëmendje të madhe, shkruan lajmi.net.

Së fundi moderatorja shqiptare ka darkuar me familjen e Dagzit.

Ata kanë shkuar në një restorant në Dajt, nga ku nuk i kanë kursyer fotot dhe videot në rrjete sociale.

Dagz ka publikuar një video të babait dhe motrës së tij dhe një video me Einxhelin.

Nga ana tjetër, motra e Dagzit ka ndarë një foto me të ëmën, duke vërtetuar që ka qenë dhe ajo e pranishme.

Gjithashtu edhe Einxhel ka hedhur storje nga vendi ku ndodheshin ata.

Pak më parë Dagz në emisionin ‘Mirage’ ka treguar se ai ende nuk e ka prezantuar Einxhelin me familjen e tij, por si duket tashmë edhe kjo ka ndodhur./Lajmi.net/