Ehat Miftaraj: LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keqqeverisjes dhe korrupsionit

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Në një postim në rrjete sociale, Miftaraj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke thënë se: “Do habitesha shumë nëse LVV…

Lajme

30/09/2025 17:36

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.

Në një postim në rrjete sociale, Miftaraj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke thënë se:

“Do habitesha shumë nëse LVV e kupton dhe zbaton Kushtetutën, respekton sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, lufton korrupsionin. Përndryshe, LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keqqeverisjes, korrupsionit dhe subvencioneve për familjarë të Fitores.”

Ai ironizoi gjithashtu me sjelljen e përfaqësuesve të partisë në pushtet, duke shtuar:

“Dejona tash përmes ushtarëve të saj na mban ligjërata mbi patriotizmin dhe parimet kushtetuese.”

Gjykata Kushtetuese, në vendimin KO265/25, vendosi se Kuvendi nuk është konstituuar ligjërisht, pasi seanca konstituive e 15 prillit 2025 nuk ka përfunduar si duhet. Ajo urdhëroi përfundimin e procesit brenda 12 ditësh./lajmi.net/