Egzona publikon një imazh nga shtëpia e mbuluar me trëndafila (Foto)

Prej se është bërë bashkëshortja e këngëtarit të njohur Albatrit Muçiqi, Egzona ka marrë gjithë vëmendjen e medieve rozë si dhe publikut.

ShowBiz

29/05/2017 17:10

Ndërkohë vetëm pak javë më parë çifti simpatik u bënë prindër për herë të parë të një vajze të ëmbël që e pagëzuan me emrin Amelia, transmeton Gazeta Express.

Derisa çifti janë duke përjetuar ditët më të lumtura me Amelian, Egzona shumë shpejt ka arritur ta kthejë trupin në formë.

Ajo i është kthyer edhe punës.

Në një fotografi që ajo ka postuar në profilin e saj në Instastory, Egzona duket shumë bukur.