Egli ia shkruan në dorë Gjestit: Më vjen keq goca, ky djalë është i martuar

Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, finalistët po shijonin momentet e fundit të këtij sezoni, kur një skenë e veçantë u bë epiqendra e vëmendjes. Gjesti dhe Egli po kalonin kohë së bashku, teksa Egli vendosi të shkruajë një mesazh të ëmbël në krahun e Gjestit: “This boy is married, sorry ladies”,…

ShowBiz

14/04/2025 17:03

Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, finalistët po shijonin momentet e fundit të këtij sezoni, kur një skenë e veçantë u bë epiqendra e vëmendjes. Gjesti dhe Egli po kalonin kohë së bashku, teksa Egli vendosi të shkruajë një mesazh të ëmbël në krahun e Gjestit: “This boy is married, sorry ladies”, që përkthehet në shqip si “Më vjen keq goca, ky djalë është i martuar”.

Më herët gjatë ditës, Gjesti kishte marrë një zarf nga “Vëllai i Madh”, i cili përmbante një njoftim që i la të gjithë të surprizuar: “Finalistë, Vëllai i Madh ka marrë në konsideratë kërkesën e Gjestit për të organizuar për herë të fundit këtë sezon, dasmën tradicionale të Big Brother. Sonte ka festë me të ftuar shumë specialë. Vëllai i Madh do të kujdeset për çdo detaj“.

Kjo ngjarje lajmëronte një tjetër dasmë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri – e dyta për këtë sezon, pas dasmës së parë mes Jozit dhe Loredanës.