Egla Ceno me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Mos e ngatërroni sportin me politikën
Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ka reaguar edhe fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, me një mesazh që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Instagram, Egla ka bërë thirrje për qetësi, qytetari dhe maturi,…

ShowBiz
Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ka reaguar edhe fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, me një mesazh që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, Egla ka bërë thirrje për qetësi, qytetari dhe maturi, duke kujtuar se sporti dhe arti nuk duhet të përzihen me politikën, pavarësisht dhimbjeve historike që mbartin shqiptarët e Kosovës.
“Serbët na kanë lënduar vëllezërit Kosovarë, por ju lutem mos ngatërroni artin dhe sportin me politikën (politika iz ë biç)”, shkruan ajo në mënyrën e saj të drejtpërdrejtë.
Egla apelon që shqiptarët të tregojnë nivel dhe mikpritje, duke shmangur veprime që mund të interpretohen si provokime. Ajo i referohet edhe simbolikës së shqiponjës që shpesh ka ndezur polemika në përballjet Shqipëri–Serbi, duke kërkuar që të mos përdoren gjeste që mund të shihen si viktimizim apo reagim emocional.
“Ne jemi Shqipe! Forca me fitore Shqipëri!”, shkruan ajo në fund, duke përmbyllur reagimin e saj me një mesazh motivues dhe duke përdorur si sfond këngën patriotike “Xhamadani Vija Vija”.
Mesazhi i Egla Cenos po shpërndahet gjerësisht në rrjete, duke nxitur debat e reflektim mbi qasjen që duhet mbajtur ndaj simbolikës kombëtare dhe rolin e sportit si mjet bashkimi, jo ndarjeje.