Efi ka refuzuar të luajë në filmin “Në kuadër të dashurisë”, pasi iu ofrua një rol i vogël
Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, do të mbahet me 9 tetor. Personazhet kryesore të filmit janë, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, shkruan lajmi.net. Duket se mundësia për ta parë edhe Efin në film ka qenë, deri në momentin kur ajo ka refuzuar. Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në “Shqipëria live”, ku…

ShowBiz
Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, do të mbahet me 9 tetor.
Personazhet kryesore të filmit janë, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, shkruan lajmi.net.
Duket se mundësia për ta parë edhe Efin në film ka qenë, deri në momentin kur ajo ka refuzuar.
Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në “Shqipëria live”, ku edhe tregoi se ajo e kishte marrë ftesën për të qenë pjesë e filmit.
Ajo sqaroi, se nuk ishte e kënaqur me rolin që iu dha, kështu që ajo nuk ka pranuar për shkak se roli i saj në film me sa duket nuk ishte aq i rëndësishëm.
“Më erdhi një propozim, por absolutisht nuk e pranova sepse ishte një rol shumë i vogël”, tha Efi.
Më tutje ajo u pyet nese do të pranonte po t’i kishin ofruar një rol kryesor, Efi u pergjigj se do të kishte pranuar patjetër, edhe pse në film luanin Olta e Luizi me të cilët ajo nuk ka marrëdhënie dhe aq të mira që nga “Big Brother Vip Albania 2”.
“Puna është punë”, shtoi Efi, duke u shprehur se nuk do t’i interesonte me kë po luante në film, përderisa do të ishte çështje pune./Lajmi.net/