Efekti i Superligës Evropiane, aksionet e Juventusit rriten për 13.65%

Krijimi i Superligës Evropiane po jep efektet e tij.

Sport

19/04/2021 14:27

Krijimi i Superligës Evropiane ka bërë xhiron e botës si lajmi kryesor, transmeton lajmi.net.

Por, përpos efektit informativ, krijimi i tillë ka edhe pasoja të mëdha ekonomike.

Shembull, tek skuadra e Juventusit, e cila është njëra nga 12 skuadrat pjesëmarrëse gjithashtu themeluese të Superligës, pati një rritje të aksioneve prej 13.65% në 0.83 euro.

Ende nuk dihet efekti domino i krijimit të kësaj lige dhe mbetet të shihen pasojat në të ardhmen./Lajmi.net/