Efektet e çokollatës dhe verës së kuqe
Vera e kuqe dhe çokollata nuk janë çelësi për jetesë të gjatë dhe të paralajmërim për sëmundjet e zemrës.

Lifestyle
Konstatimet e mëhershme kanë treguar se antioksidantët që gjenden në çokollatë dhe verë të kuqe janë jetë-ruajtëse, por fatkeqësisht nuk është ashtu.
Shkencëtarët kanë zbuluar reservatroli, që është substancë që gjendet veçanërisht në verë dhe çokollatë, nuk ka asnjë ndikim në jetëgjatësi, sëmundje të zemrës e as kancer.
Kështu, në një zbulim të fundit të zbuluar të hënën nga ‘JAMA Internal Medicine’, është spjeguar se reservatroli dietal nuk ka të bëjë me jetëgjatësi apo edhe parandalim të sëmundjeve të ndryshme, kështuqë studimi i vitit 2006 tek eksperimenti dietal me minj nuk është më valid.
Megjithatë, këto prapë se prapë janë të shëndetshme dhe konsumimi i reservatrolit me masë është i mirëseardhur për organizmin tonë, por jo të ushqehemi me shpresa të kota dhe të presim efektet që nuk mund të ndodhin.