Edward Snowden shokon sërish:Ja provat që Bin Laden është gjallë

Edward Snowden ka sulmuar sërish agjencitë sekrete amerikane me deklaratat e tij te bujshme.

Fun

10/01/2017 19:09

Në një intervistë me “American in exile” Snowden sjell disa “prova” se Bin Laden është gjallë.

I cituar nga“Moscow Tribune” ai ka thënë: “Unë kam dokumente që tregojnë se Bin Laden është akoma në listën e pagesave të CIA-s. Ai akoma merr 100 mijë dollarë në muaj, shumë kjo që i transferohet përmes disa biznesesh dhe organizatave, direkt në llogarinë e tij bankare Nassau”.

“Unë nuk jam i sigurt ku ndodhet ai tani, por në vitin 2013 ai jetonte i qetë në vilën e tij me pesë gratë e tij. Osama Bin Laden ishte një nga operativët më të efektshëm të CIA për një kohë të gjatë”, vazhdon më tej Snowden.

“Ata organizuan vdekjen false të tij në bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Pakistanit… Që nga momenti kur të gjithë besojnë se ai ka vdekur, kjo do të thotë se askush nuk kërkon që ta zbulojë; kështu që është shumë e thjeshtë për t’u zhdukur. Pa mjekër dhe pa xhaketë ushtarake, askush nuk e njeh”, deklaron ai. /albeu.com/