Edukatorja e lënduar nga goditja me mjete të forta në Pejë pranohet në spital, gjendja e saj stabile

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të edukatores e cila u raportua se është goditur me mjet të fortë në një institucion parashkollor në Pejë. Sipas njoftimit zyrtar të Spitalit, pacientja është pranuar për trajtim mjekësor si pasojë e goditjes me mjete të forta, raporton lajmi.net Pas ekzaminimeve të…

Lajme

13/01/2026 14:51

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të edukatores e cila u raportua se është goditur me mjet të fortë në një institucion parashkollor në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar të Spitalit, pacientja është pranuar për trajtim mjekësor si pasojë e goditjes me mjete të forta, raporton lajmi.net

Pas ekzaminimeve të nevojshme dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore, gjendja e saj është vlerësuar stabile, ndërsa e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm, sipas rekomandimeve mjekësore.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:40, kur një nxënës dyshohet se e ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë, edukatorja është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, të cilët po hetojnë rrethanat e këtij incidenti./Lajmi.net/