Edona Llalloshi zbulon një pjesë të këngës së re
Edona Llaloshi përmes një videoje që postoi në Instagram, ka zbuluar një pjesë të këngës së re.

ShowBiz
Edona Llalloshi ka paralajmëruar një këngë të re, të cilën do ta publikojë nesër (e shtunë), shkruan lajmi.net.
Titulli i kësaj kënge është “Pa ty”, ndërsa për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Arsim Bunjaku, orkestrimin e ka bërë Florent Boshnjaku.
Kënga e re e Edonës do të shoqërohet edhe me videoklip, i cili u punua nga “EMF Creative”, kurse një pjesë të kësaj kënge ajo e zbuloi në videon që e postoi në Instagram.
Më poshtë mund të dëgjoni disa sekuenca nga kënga “Pa ty” e Edona Llalloshit. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bv4WvA1nFCk/