Edona Llalloshi ndan pamje nga punimet e klipit të ri

Edona Llalloshi është duke punuar për finalizimin e projektit të ri.

ShowBiz

07/06/2020 18:09

Edona Llalloshi është një nga këngëtaret më të pëlqyera në estradë, këngëtarja pas gati një viti është duke sjellë diçka të re, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram për të ndarë me fansat e saj disa pamje nga punimet e video-projektit të ri.

Edona nuk ka bërë të ditur datën e publikimit apo titullin e këngës, ndonëse kuptojmë se për klip është përkujdesur produksioni ‘EMFcreative’. /Lajmi.net/