Edon Zhegrova pritet të startojë sonte ndaj Udineses, mundësi për t’i treguar Spallettit vlerën e tij
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, i quajtur shpesh “Diamanti i Kosovës”, pritet të jetë në formacionin startues të skuadrës së tij në ndeshjen e sontme kundër Udineses në kuadër të Kupës së Italisë. Raportimet nga klubi bëjnë të ditur se trajneri synon t’i japë Zhegrovës minutat e para nga starti, një mundësi ideale për yllin kosovar…
Sport
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, i quajtur shpesh “Diamanti i Kosovës”, pritet të jetë në formacionin startues të skuadrës së tij në ndeshjen e sontme kundër Udineses në kuadër të Kupës së Italisë.
Raportimet nga klubi bëjnë të ditur se trajneri synon t’i japë Zhegrovës minutat e para nga starti, një mundësi ideale për yllin kosovar që të dëshmojë se meriton më shumë hapësirë dhe të bindë Luciano Spallettin se vendi i tij nuk është në stol.