Edon Zhegrova assesi të rehatohet, sërish injorohet nga Baseli

Pavarësisht paraqitjeve të mira në miqësoret para-sezonale, trajneri Marcel Koller nuk është bindur për ta ftuar Edon Zhegrovën së paku në 18-shen e parë.

Sport

23/07/2019 20:02

Basel është duke luajtur ndaj PSV-së si mysafir, me ndeshjen e vlefshme për turin kualifikues të Ligën së Kampionëve.

Mirëpo, emri i Edon Zhegrovës mungon në listën e të ftuarve nga trajneri Koller, raporton lajmi.net.

Por kjo është hera e dytë brenda pesë ditëve që i ndodh e njëjta gjë yllit kosovar.

Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Superligës zvicerane, Baseli fitoi pastërt 4-1 ndaj Sion, por Zhegrova u la jashtë skuadrës.

Kujtojmë se 20-vjeçari është i huazuar te ekipi zviceran me të drejtë blerje nga Genk. /Lajmi.net/