Edita Tahiri: Serbia s’ka më punë në Kosovë
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se për zgjedhjet e Serbisë do të mblidhen vota në Kosovë, por se nuk do të organizohen zgjedhje. Ajo thotë se me marrëveshjen e Brukselit, kanë përfunduar ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë.
Lajme
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka thënë se Serbia nuk po organizon zgjedhjet e saj parlamentare në Kosovë.
Duke folur për të përditshmen “Zëri”, Tahiri ka thënë se në Kosovë do të grumbullohen votat për zgjedhjet në Serbi, por nuk do të organizohet zgjedhjet.
”Serbia nuk është ajo që organizon zgjedhjet e saj në Kosovë”.
“Me marrëveshjen në Brukselit, kanë përfunduar ndërhyrjet e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës”.
“Por ajo që është e mundshme që e garanton Kushtetuta e Kosovës është që përmes metodologjive apo modeleve që përdoren në botë, kur qytetarët kanë dyshtetësi, atëherë dyshtetësia në fakt obligon krijimin e mekanizmave të shprehjes së lirë dhë në këtë proces ne e kemi mundësuar përmes grumbullimit të votove”.
“Kurrsesi jo përmes proceseve por vetëm përmes krymbullimit të votove”, ka thënë Edita Tahiri për “Zëri”.