Edita Tahiri pas vendimit të Kushtetueses: Kosova s’po mund të marrë frymë nga shkelësit e Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot, që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e cila tha se Kosova nuk po mundet të marrë frymë nga shkelësit e Kushtetutës. “Kosova s’po mundet me marre fryme…

Lajme

30/09/2025 23:01

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot, që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Lidhur me këtë, ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e cila tha se Kosova nuk po mundet të marrë frymë nga shkelësit e Kushtetutës.

“Kosova s’po mundet me marre fryme prej shkeleseve te kushtetutes – nje kryeminister ilegal, nje kryetar i kuvendit te pakonstituar dhe nje presidente ndonese prof. e drejtesise hamendesohet per vendimet e Gjykates kushtetutese”, shkroi ajo në Facebook.