Edita Tahiri: As Kosova as Shqipëria nuk u ftuan në inaugurimin e presidentit Trump
Ish kryenegociatorja, Edita Tahiri ka kritikuar politikën e jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë. Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se as Kosova dhe as Shqipëria nuk janë ftuar në inaugurimin e Trump duke dëshmuar peshën e shteteve shqiptare para aleatit kryesor, transmeton lajmi.net. “As Kosova as Shqiperia nuk u ftuan ne inaugurimin e…
Lajme
Ish kryenegociatorja, Edita Tahiri ka kritikuar politikën e jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se as Kosova dhe as Shqipëria nuk janë ftuar në inaugurimin e Trump duke dëshmuar peshën e shteteve shqiptare para aleatit kryesor, transmeton lajmi.net.
“As Kosova as Shqiperia nuk u ftuan ne inaugurimin e Presidentit te ri Trump – kjo tregon sa e kemi peshen para Amerikes – natyrisht pesha e shteteteve para aleatit kryesor deshmohet me fuqine e shteteve tona, nuk deshmohet me premtime te pambajtura nga Kosova e as duke falur Sazanin nga Shqiperia – batutat infantile te Rames dhe don kishotizmi i Kurtit i lane dy shtetet tona jashte oborrit me te rendesishem ne bote, te Amerikes..”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Donald Trump mori mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, teksa në zgjedhjet presidenciale mposhti kundërkanditaten, Kamala Harris./Lajmi.net/