Edicioni i katërt i “Prishtina International Theater Festival” mbahet nga 19-23 dhjetor

Është bërë i ditur programi dhe datat e "PITF 2020".

ShowBiz

17/12/2020 17:45

Pas dy ditësh do të hapet edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Teoatrove “Prishtina International Theater Festival”, shkruan lajmi.net.

Edicioni i katërt i PITF do të zgjasë nga 19-23 dhjetor 2020, nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë COVID-19, me numër të kufizuar pjesëmarrësish.

Në këtë edicion, në programin garues do të jepen katër shfaqje,  të trupave teatrore nga Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Detajet rreth programit të Festivalit PITF2020 gjenden në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net/

https://pitf.teatriaab.com/program/