Edi Rama ua ndali ‘bukën”, Lazarati i jep 95% të votave Partisë Demokratike
Lazarati i njihet si zonë e djathtë, por duket se pas aksionet anti-kanabis ata janë organizuar në një votë proteste kundër së majtës dhe kandidates së saj.

Lajme
Mësohet se lazaratasit kanë votuar gati 95 për qind në favor të kandidatit demokrat për Gjirokastrën, Igli Kokalari duke i dhënë vetëm 113 vota Zamira Ramit të LSI-së.
Në total, Igli Kokalari ka marrë plot 1 910 vota nga Lazarati, kurse Rami vetëm 113 vota raportojnë mediat në Shqipëri.
Megjithatë, edhe pse votat e Lazaratit kanë ngushtuar rezultatin që ishte në favor të së majtës, Rami ka rezultuar fituese kundrejt Kokalarit me një diferencë të përgjithshme prej rreth 1 800 vota.