Edi Rama sot qëndron në Pejë
Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të qëndrojë sot në Pejë me ftesë të biznismenëve kosovarë. Ai do të marr pjesë në një takim me përfaqësuesit e bizneseve, ku do të filitet për rritjen e bashkëpunimit në mes bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të qëndrojë sot në Pejë. Ai do të marr pjesë në një takim me përfaqësuesit e bizneseve me temën “Rritja e bashkëpunimit mes bizneseve Kosovë-Shqipëri”.
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se Kryeministri shqiptar Edi Rama, fillimisht do të ndalojë në Zahaç, ku do të vizitojë kompaninë Elkos Group dhe Devolli Group, dhe më pas në orën 17:00 do të ketë takimin me biznesmenët kosovarë.