Edi Rama pret Albin Kurtin në Samitin “Growth Plan -Our pathway to EU”
Përfaqësues të shumtë të shteteve sot kanë udhëtuar drejt Tiranës. Në Pallatin e Brigadave në Tiranë ka nisur pritja e liderëve të Ballkanit Perëndimor, për samitin “Growth Plan “Our pathway to EU”. Kryeministri shqiptar Edi Rama është nikoqir i këtyre udhëheqësve dhe ndër të parët që ka arritur në samit është kryeministri në detyrë i…
Lajme
Përfaqësues të shumtë të shteteve sot kanë udhëtuar drejt Tiranës.
Në Pallatin e Brigadave në Tiranë ka nisur pritja e liderëve të Ballkanit Perëndimor, për samitin “Growth Plan “Our pathway to EU”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama është nikoqir i këtyre udhëheqësve dhe ndër të parët që ka arritur në samit është kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Rama e priti Kurtin, ku pas përshëndetjes kryeministri në detyrë u fut në objektin ku edhe do të zhvillohet samiti./Lajmi.net/