Edi Rama paralajmëron portalet: Ndalni lajmet e rreme përndryshe do ju mbyll
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërcënuar portalet dhe kanalet e informimit se do t’i mbyllë.
Lajme
Derisa ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar operacioni në zonat e prekura nga tërmeti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka paralajmëruar portalet dhe kanalet e informimit se do t’i mbyllë nëse siç ka thënë ai vazhdojnë me lajme të rreme.
Këto paralajmërime Rama i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!
Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!! /Lajmi.net/