Edi Rama nuk pranon të flet nëse u urua nga Kurti për fitoren në zgjedhje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka pranuar të tregoj nëse është uruar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti për fitoren në zgjedhje, dhe formimin e Qeverisë. “Nuk dua të hy në këtë bisedë, sepse nuk është ky qëllimi i kësaj bisede”, ka thënë Rama për Klan Kosova. Ai ka thënë se nuk…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka pranuar të tregoj nëse është uruar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti për fitoren në zgjedhje, dhe formimin e Qeverisë.
“Nuk dua të hy në këtë bisedë, sepse nuk është ky qëllimi i kësaj bisede”, ka thënë Rama për Klan Kosova.
Ai ka thënë se nuk ka folur për marrëdhëniet mes tyre si individ, por mungesën e vullnetit për të marrë një hap qoftë edhe simbolik, në lidhje me procesin në Hagë.
Ai ka propozuar që të bashkohen dy Kuvendet, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, për të ndërmarrë një ofensivë diplomatike dhe pastaj për ta dërguar këtë qëndrim të unifikuar në të gjitha kanceleritë, “duke bashkëlidhur të gjitha shkeljet e panumërta të standardeve demokratike të procesit”.
“Ne nuk hymë në meritën e çështjes në rast se do ti qasemi kësaj çështje me një rezolutë të unifikuar, sepse ne vazhdojmë të mendojmë se drejtësia ka punën e vet dhe ne e kemi punën tonë dhe puna jonë nuk është të futemi në punën e drejtësisë. Komentet që mund të bëjmë individuale janë komente individuale, por ajo që mund të bëjmë institucionalisht është të nxjerrim në pah shkeljet shumë të rënda dhe të vazhdueshme të standardeve demokratike të procesit. Procesi nuk është demokratik. Që procesi gjyqësor nuk është demokratik, është shumë e rëndë”, ka thënë ai për procesin që po zhvillohet në Hagë.
Albin Kurti nuk e ka uruar publikisht Ramën, për marrjen e Qeverisë edhe për një mandat, ndërkaq nuk dihet nëse e ka uruar përmes një bisede telefonike apo ndonjë email-i. Në lidhje me këtë, nuk janë deklaruar as Kurti e as Rama ende. /Lajmi.net/