Edi Rama nis pushimet në Dhërmi
Në një kohë që vala e protestave nuk po ndalet dhe ka hyrë në ditën e 66 të sajë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit duket se nuk e ka ndërprerë rutinën e tij të përvitshme të pushime në Jug të Shqipërisë. Rama është filmuar ditën e sotme në plazhin e…
Lajme
Në një kohë që vala e protestave nuk po ndalet dhe ka hyrë në ditën e 66 të sajë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit duket se nuk e ka ndërprerë rutinën e tij të përvitshme të pushime në Jug të Shqipërisë.
Rama është filmuar ditën e sotme në plazhin e Dhërmiut, duke bërë xhiro me skaf.
Pamjet e Ramës me kapele dhe syze dielli janë postuar në rrjet nga “Antidroga”, nga një prej faqeve qe ka qenë më aktive për protestat e qytetarëve.
Në pamje kryeministri duket i relaksuar, duke shijuar qetësinë e detit nën shoqërinë e bashkëshortes. Ndërkohë që në skaf bie në sy dhe prania e dy fëmijëve të vegjël.
