Edi Rama nesër në Prishtinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do ta vizitojë Kosovën. Ai është ftuar që të jetë prezent në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, e cila do të vendosët në hapësirën para ish Pallatit të Shtypit, nga ora 13:00.

Lajme
Kjo ceremoni organizohen në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës, dhe sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, do të përforcojë edhe kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.
Nga një takim që kishte zhvilluar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, në nëntor të vitit 2014, me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.
Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.
Në këtë manifestim do të marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të dy shteteve, si dhe personalitete të larta kulturore.