Edi Rama nderohet me medalje presidenciale nga Izraeli

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Ky çmim u akordohet personaliteteve të rëndësishëm botëror në politikë, dhe në këtë rast vjen si nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.…

Lajme

07/04/2025 08:54

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.

Ky çmim u akordohet personaliteteve të rëndësishëm botëror në politikë, dhe në këtë rast vjen si nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.

Gjatë një konference të përbashkët për mediat, presidenti i vendit shprehu mirënjohje për popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit hebre, raporton Topchannel.

“Nder i madh t’u uroj mirëseardhjen në rezidencën presidenciale dhe tu jap medalje presidenciale të nderit të Izraelit, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, që kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre”.

Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit mbrojtjes dhe integritet ndihet në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar, gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo që u dhanë strehë hebrenjve që arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës. Kjo thirrje integriteti e nderi e popullit tuaj gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj”, tha presidenti Isaac Herzog.