Edhe Vetëvendosje dënon sulmin ndaj zyrave të Presidencës

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar sulmin e mbrëmshëm bërë ndaj zyrave të Presidencës.

Lajme

12/03/2016 16:07

Sipas këtij subjekti, aktet e tilla si sulmi ndaj Zyrës së Presidentes janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Nënkryetari i këtij subjekti, Driton Çaushi, përmes një njoftimi në Facebook shkruan se Ministria e Brendshme dhe Policia duhet të vepronin pikërisht në raste të tilla, por sipas tij, pushtetit po i intereson ta përdorë Policinë vetëm që të shtypë protestat e të arrestojë opozitën.

“Ne sërish iu bëjmë thirrje të gjithë të pakënaqurve që në vend se të ndërmarrin veprime të tilla, të bashkohen me ne në protesta e demonstrata deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese.

Qeveria e Kosovës duhet të largohet sa më parë, ashtu që t’iu kthehet legjitimiteti institucioneve dhe të kthehet normaliteti në Kosovë”, ka përfunduar ai./lajmi.net